Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për fituesin potencial të Topit të Artë për vitin 2023, në ceremoninë që do të mbahet nesër mbrëma në Paris.
Favoriti kryesor për ta fituar çmimin më të madh individual është Lionel Messi, pas triumfit të tij me Argjentinën në Kupën e Botës.
Ndërkohë Erling Haaland pritet të dalë i dyti në listë, pas tripletës së fituar me Manchester Cityn.
Guardiola ka thënë se ai ndjen dashuri për dy futbollistët, Messi e Haaland, dhe se të dy e meritojnë çmimin.
“Kam dashuri të madhe për Messin dhe Haaland. Nëse Messi fiton, do të jetë një fitore e drejtë për shkak të Kupës së Botës. Nëse Haaland fiton, do të jetë e drejtë për sezonin që kishte. Duhet të japin dy çmime këtë vit! Të dy e meritojnë të fitojnë”, tha ai.
/TV Arbëria