Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë” – Vrasja në Vushtrri

“Njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë” – Vrasja në Vushtrri

Dy personat e plagosur me armë zjarri në Vushtrri janë duke u trajtuar në QKUK, bëjnë të ditur burimet e Insajderit.

Gazeta ka kontaktuar edhe mjekun kujdestar në Emergjencë. Avdush Bajogora, i cili ka konfirmuar se janë duke u trajtuar dy persona duke mos dhënë detaje.

Ndërsa, Insadjeri mëson nga burimet brenda Emergjencës se një nga personat e plagosur është në gjendej të rëndë shëndetësore.

“Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Ndërsa personi tjetër është stabil”, tha burimi.

/TV Arbëria