Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti: Me diell dhe temperatura të larta

Moti: Me diell dhe temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve. Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit të motit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

/TV Arbëria