Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Gjergj Fishta detyroi shkrimtarin serb të dalë jashtë Konferencës Ndërkombëtare të Letërsisë në Romë

Gjergj Fishta detyroi shkrimtarin serb të dalë jashtë Konferencës Ndërkombëtare të Letërsisë në Romë

Një ndodhi interesante ka ndodhur shumë vite më parë ndërmjet Homerit shqiptar, Gjergj Fishtës dhe një shkrimtari serb.

Gjergj Fishta ka detyruar një shkrimtar serb të dalë jashtë një Konference ndërkombëtare Letërsie në Romë?

Viti se kur ndodhi kjo ngjarje dhe emri i shkrimtarit serbit nuk saktësohen, por bëhet fjalë për një shkrimtar që kishte shkruar në një libër se shqiptarët janë njerëz me bisht. Dhe në ditën e parë të Konferencës, para hapjes së saj, i vetmi i ftuar në këmbë ishte poeti ynë, Gjergj Fishta.

-Pse nuk zini vend, ju lutem? – e pyet drejtuesi i Konferencës – nuk keni karrige.
-Jo, jo, karrige kam, por s’kam ku të vë bishtin – ia kthen Fishta.
-Çfarë !!! – habitet ai.

Po, po – vijon Fishta – ai zotëria atje – shënjon me emër dhe gisht në sallë – ka shkruar në librat e tij, që ne shqiptarët jemi njerëz me bisht. Ndaj, për këtë gjë të ulët ndaj bashkëkombësve të mi, ose ai të gjejë ku e kam unë bishtin, ose unë nuk ulem nëse ai nuk le sallën.

Dhe sipas burimeve nga të pranishmit, shkrimtari serb është detyruar të dalë dhe të largohet krejtësisht nga Konferenca e Romës. /H. Z. / KultPlus.com

 

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress