Kërkimi i një jete të mirë dhe sipas rregullave racionale ka qenë një nga detyrat e filozofisë që nga koha e Sokratit. Sipas mendimtarit antik lumturia, virtyti dhe e mira janë të lidhura me njohjen. Kurse e liga dhe keqja me injorancën.
Platoni po ashtu i takonte kësaj tradite të formimit të personaliteti etik të qenieve njerëzore. Kurse për Aristotelin e mira më e lartë apo lumturia “eudaimonia” mund të konsiderohet ajo gjendje e cila e ka qëllimin e saj në vetvete dhe nuk shërben si mjet për qëllime tjera. Pra për këtë të fundit jeta teorike gëzonte superamaci të pakundërshtueshme në raport me të gjitha aktivitetet tjera njerëzore. Dhe se kjo jetë është konsiderohej më kuptimplote.
Kërkimi i kuptimit të jetës s’ka rreshtur së qeni preokupim i studiuesve deri në ditët e sotme. Kjo temë mbetet qendrore në librin e psikologut të njohur Jordan Peterson “12 Rules for Life: An Antidote to Chaos”. Tezat e J. Peterson-it në këtë libër konsiderohen tejet të rëndësishme për të na ndihmuar për ta jetuar një jetë me kuptim të plotë.
Libri është i ndarë në 12 kapituj, secili prej të cilave përmban një rregull për të cilin Peterson beson se është esencial për një jetë të mirë dhe kuptimplote.
12 rregullat janë si vijojnë:
- mbani një qëndrim të drejt me shpatulla mbrapa. Ky rregull ka të bëjë me qëndrimin e mirë fizik gjë e cila ndihmon në vetbesimin dhe vetëvlerësim
- Trajtojeni veten si dikush për të cilin jeni përgjegjës ta ndihmoni. Kjo ka të bëjë me kujdesin ndaj vetës, atë fizik dhe emocional
- Krijoni miqësi me persona që duan më të mirën për ju. Ky rregull nënkupton që ta rrethoni veten me njerëz pozitivë dhe që do të ju ndihmojnë ti arrini qëllimet në jetë.
- Krahasojeni veten me atë çfarë ishit dje, jo me dikë tjetër sot. Kjo do thotë të fokusoheni në ngritjen dhe zhvillimin tuaj personal dhe jo të krahasoni veten me të tjerët.
- Mos lejoni që fëmijët të bëjnë gjëra që nuk do ju pëlqenin juve. Rregulli nënkupton dhe ka të bëjë me vendosjen kufijve dhe pritshmërive për fëmijët tuaj.
- Rregulloni shtëpinë tuaj në mënyrë të përsosur para se ta kritikoni të tjerrtë. Kjo do të thotë që të merreni me problemet e juaja personale para se të kritikoni dikë.
- Ndiqni atë që ka vërtet rëndësi. Parashtroni qëllimet në jetën tuaj dhe shkoni pas tyre edhe nëse nuk është e lehtë dhe as rruga më e thjeshtë.
-Thuaje të vërtetën ose më e pakta mos gënje. Kjo ka të bëjë me të qenit i vërtetë me veten dhe të tjerët.
-Beso se personi që po dëgjoni ka diçka për të thënë që ju nuk e dini. Kjo do të thotë të jeni mendje hapur dhe të keni dëshirën për të mësuar nga të tjerët.
-Bëhu i saktë në atë çfarë flet. Rregulli ka të bëjë me të qenit i qartë dhe konciz në komunikim.
-Mos i pengo fëmijët kur luajnë skejtbording. Kjo nënkupton që t’i lëmë fëmijët në rrugën e tyre dhe t’i lejojmë të mësojnë prej gabimeve.
-Përkëdhelni një mace kur shihni në rrugë. Do të thotë të merrini pak dhe të vlerësoni gjërat e thjeshta në jetë.
Këto instruksione apo rregulla të Petersonit janë të bazuara në eksperiencën e tij personale si psikolog klinik, si dhe janë të “huazuara” nga njohuritë e tij nga mitologjia dhe religjioni.
Ai argumenton se këto rregulla janë esenciale për të jetuar një jetë me kuptim plotë dhe të përmbushur.
Ky libër është vlerësuar nga disa për këshillat e tij praktike dhe njohuritë e tij në psikologjinë njerëzore. Sido që të jetë, gjithashtu është kritikuar për pikëpamjet konservative dhe promovimin e vlerave tradicionale.
Pavarësisht kundërthënieve dhe vlerësimeve kontroverse që i karakterizojnë këto këshilla, megjithatë nuk mund të mohohet fakti se Jordan Peterson ka shkruar një libër i cili nxit dhe sfidon lexuesit të mendojnë për mënyrën se si ata duhet ta jetojnë jetën sa më mirë që të jetë e mundshme.
/TV Arbëria