Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pranimin e një draft-statuti të Bashkimit Evropian për Asociacionin.
Çitaku me anë të një postimi në Facebook u shpreh që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.
“Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Nënkryetarja e PDK-së i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të ketë transaprencë për marrëveshjenn dhe draftin e Asociacionit.
“Tani Albin,
Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh”, u shpreh Çitaku.
/TV Arbëria