Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se ka ndarë mendjen rreth formacionit titullarë në ndeshjen El Clasico ndaj Barcelonës.
Real Madridi udhëton drejt Barcelonës për El Clasicon e parë të sezonit, e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:15.
Mbretërit po kalojnë një sezon më se të jashtëzakonshëm, me vetëm një dështim – humbjen në derbi kundër Atletico Madridit.
Megjithatë, El Clasico pritet të jetë një test i madh për ekipin e Ancelottit dhe rrugën që ata mund ta trasojnë këtë sezon.
Sipas gazetës Marca, Ancelotti ka zgjedhur tashmë të besuarit e tij për formacionin “anti-Barcelona”, ku do të vazhdoj me skemën diamant “4-4-2”.
Edouardo Camavinga do të jetë i sakrifikuari i trajnerit italian, pasi nuk do të paraqitet as në mesfushë dhe as në krahun e majtë të mbrojtjes.
Real Madridi do të shfaqet në “Montjuic” me një 11-she me Ferland Mendy në krahun e majtë, ndërsa Dani Carvajal, Antonio Rudiger dhe David Alaba do të jenë pjesë tjetër e mbrojtjes para portierit Kepa Arrizabalaga.
Në mesfushë, Ancelotti pritet të startoj me Toni Kroos, Aurelien Tchouameni, Federico Valverde dhe Jude Bellinghan që mbyllin diamantin.
Dyshja braziliane, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes do të përbejnë sulmin e Los Blancos në El Clasico.
/TV Arbëria