Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, vdes një person

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, vdes një person

Një person ka humbur jetën të enjten në Gjakovë, pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri.

Policia njofton se viktima ishte dërguar në QKUK, dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

“Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull nga Kosova. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është nën hetime.

/TV Arbëria