Një festival ndërkombëtar po mbahet në Suharekë, kryetari jep detaje

Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e...

​26 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit...

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtëpia e Bardhë: Rusia po i “ekzekuton ushtarët” që refuzojnë urdhrat

Extra AL PVC

Rusia është duke i ekzekutuar ushtarët që nuk i respektojnë urdhrat në ofensivën e re ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se është duke u përballur me humbje “të mëdha” të personelit dhe pajisjeve ushtarake, ka thënë të enjten Shtëpia e Bardhë.

“Ne kemi informacion se ushtria ruse është duke ekzekutuar ushtarët që janë duke refuzuar respektimin e urdhrave”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby.

“Ne kemi informacione se komandantët rusë janë duke kërcënuar me ekzekutim të të gjitha njësiteve, nëse tërhiqen prej luftimeve”, ka shtuar ai.

“Kjo gjë është e dënueshme”.

Kirby nuk ka dhënë më shumë hollësi kur është pyetur për ekzekutimet, apo se si e ka siguruar SHBA-ja këtë informacion.

Rusia është duke e rritur shkallën e sulmeve në qytezën Avdivka në lindje të Ukrainës dhe në qytetin verilindor Kupiansk, me qëllim të ndryshimit të vijës së frontit, para stinës së dimrit.

Moska është përballur me “humbje të konsiderueshme” në ofensivë, përfshirë të paktën 125 pajisje të armatosura, dhe “mijëra” viktima, ka thënë Kirby.

“Ushtria ruse duket se po i përdor ato që ne i quajmë taktika të valës njerëzore. Nuk është befasi që forcat ruse janë duke vuajtur prej mungesës së vullnetit”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Një festival ndërkombëtar po mbahet në Suharekë, kryetari jep detaje

Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e...

​26 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit...

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së: Sot mblidhen liderët botërorë, merr pjesë edhe Osmani

Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Një festival ndërkombëtar po mbahet në Suharekë, kryetari jep detaje

Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”. Përpara pjesëmarrësve, kryetari Bali Muharremaj deklaroi se është i lumtur që një festival...

​26 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu...

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e një proteste në shtator, e cila synon të adresojë diskriminimin dhe padrejtësitë që përjetojnë shqiptarët...