Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova e nis me fitore Botërorin e karatesë në të dyja konkurrencat

Kosova e nis me fitore Botërorin e karatesë në të dyja konkurrencat

Kosova e ka nisur me fitore eksperiencën në Kampionatin Botëror të karatesë për seniorë në të dyja konkurrencat.

Meshkujt e mposhtën nënkampionen evropiane, Belgjika, duke e regjistruar një rezultat të mahnitshëm në Budapest të Hungarisë.

Kosova fitoi me rezultat 3:1 në një përballje mjaft të vështirë, ndërsa garuesit e saj e treguan një përkushtim të madh për të arritur rezultate pozitive në këtë garë prestigjioze.

Kosovën në Botëror po e përfaqësojnë karateistët, Elhami Shabani, Mirlind Rexhepi, Benjamin Shabani, Endrit Beka, Jakup Ajdari, Shpresim Shabani dhe Albinot Selmani.

/TV Arbëria

Powered by WordPress