Lajmi qarkullonte që pas humbjes në “Air Albania”, teksa tani vjen edhe zyrtarizimi. Mladen Krstajic është shkarkuar nga posti i trajnerit të kombëtares bullgare.
49-vjeçari serb drejtoi Bullgarinë për 12 ndeshje, të fundit përballë kuqezinjve të Sylvinhos në Tiranë. Takim që Shqipëria e fitoi 2-0 me gola të Laçit e Muçit.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Bullgare të Futbollit , vendosi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun.
I cili e lë Bullgarinë në vendin e fundit në grupin G të eliminatoreve të Euro 2024. Me vetëm 2 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.
“Pas rezultateve që ka arritur skuadra, ka qenë vendim unanim për shkarkimin e Mladen Krstajic. Pra ishte e natyrshme që të ndodhte. Ne jemi duke negociuar me një trajner, jemi në fazën finale, por nuk kemi vendimin përfundimtar. Kështu që ende nuk mund ta shpallim”, deklaroi Georgi Ivanov, drejtori teknik i BFU.
/TV Arbëria