Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që pritet ta vendos për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj FC Astana në Ligën e Konferencës.
Ballkani është nikoqir i Astanës në ndeshjen e sotme, e cila është e vlefshme për Grupin C.
Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45 dhe tashmë therandasit kanë kryer të gjitha përgatitjet.
Portieri Enea Koliçi dhe mbrojtja me Armend Thaqin, Lumbardh Dellovën, Bajram Jashanicën dhe Lorenc Trashin mbetet ajo e përhershmja.
Edhe sulmi me Nazmi Gripshin, Almir Kryeziun dhe Albin Berishën mbetet ai që ka zhvilluar shumicën e ndeshjeve.
Vetëm një vend ishte në balotazh mes Vesel Limaj, Walid Hamidi dhe Bleart Tolaj, por Daja duket se preferon të parin në mesfushë përkrah dyshes Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba.
Ballkani (4-3-3): Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Zyba, Kuc, Limaj; Gripshi, Berisha, Kryeziu;
/TV Arbëria