Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës opozita dhe pushteti janë përplasur për kërkesën e këtij të fundit për shkarkimin e Bordit të Pavarur dhe Minerale.
Valnetina Bunjaku nga LDK e kritikuar këtë nismë. Ajo kjo pohuar se kjo parti nuk bëhet pjesë e këtij votimi, por pasi ju e keni arrogancën e numrave vazhdoni me këto lojëra.
Kritika të ashpra ndaj këtij veprimi ka pasur edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Në fjalën e tij, ai ka kujtuar se ishte ky pushtet që dikur i lëvdonte anëtaret e këtij Bordi si shumë profesional. Prandaj ka shtruar pyetjen se çka ka ndodhur sot? Dhe është kjo qeveri që ka ardhur me premtimin e se si do t’i depolitizoj të gjitha institucionet e pavarura kushtetuese. Por që sot po bënë të kundërtën.
Ndërkohë, Bekim Hahxhiu nga PDK ka deklaruar se arsyeja e vërtetë e kësaj kërkese mbase mund te jeto se ky Bord ka kërkuar nga menaxhmenti i Trepçës që t’i merr në konsideratë kërkesat e minatorëve, të cilët gjenden në grevë tash e sa kohë. Deputeti në fjalë ka kujtuar se pikërisht ky akt tregon se sa jo serioz “ka qenë premtimi i kësaj qeverie për investim deri në 75 milionë euro në këtë industri. Pa përmendur premtimet elektorale të Kurtit se me të marrë pushtetin do t’i investojë deri në 400 milionë euro”.
Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe. Sipas tij “minatorëve të Trepçës prej 2019 nuk është paguar as trusti. Ndërkohë menaxhmenti vazhdon abuzimet financiare. Ai e ka denoncuar këto veprime si “hajni që e kapin vlerën e 43 mijë eurove”. Haxhiu ka pohuar se “në vitin 2022 Trepçës i ishte dhënë donacion pako për produktet softverike. Dhe pa kaluar shumë kohë menaxhmenti ka shpallur tender për të njërin projekt që ndërmarrja kishte përfituar donacion”.
Gjatë diskutimeve të mëtutjeshme deputetet kanë kërkuar që të merren parasysh kërkesat e drejta dhe legjitime të minatorëve që gjenden në Greve, dhe që protesta e tyre të mos trajtohet me të njëjtën gjuhë si i kishte trajtuar dikur grevat e minatorëve regjimi i Miloshvicit.
Në fund Kuvendi i Kosovës vetëm me votat e pushtetit e shkarkoi Bordin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe i aprovoi rekomandimet e Komisionit Funksional për Miniera dhe Minerale.
/TV Arbëria