Një festival ndërkombëtar po mbahet në Suharekë, kryetari jep detaje

Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e...

​26 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit...

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Izraeli me bombardime të ashpra në Gazë

Extra AL PVC

Ushtria izraelite i ka ashpërsuar bombardimet në jug të Rripit të Gazës të mërkurën, një ditë pas njërës prej ditëve më vdekjeprurëse për palestinezët qëkur nisi konflikti, pavarësisht thirrjeve të liderëve botërorë për ndaljen e luftimeve për ta mundësuar futjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po u prijnë thirrjeve ndërkombëtare për një ndërprerje në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, në mënyrë që të lejohet dërgimi i ndihmave në Gazë, ku palestinezët po jetojnë në kushte të tmerrshme.

Mbi 700 palestinezë, përfshirë 305 fëmijë, u vranë të martën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, ky është numri më i lartë i të vrarëve brenda një dite qëkur filluan luftimet tri javë më parë.

Izraeli i nisi bombardimet në Gazë më 7 tetor, pasi militantët e Hamasit i sulmuan qytetet e Izraelit jugor duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, biseduan në telefon të martën dhe u pajtuan për një diplomaci më të gjerë “për ta ruajtur stabilitetin në rajon dhe për ta parandaluar përhapjen e konfliktit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Përleshje vdekjeprurës shpërthyen mes Ushtrisë së Izraelit dhe palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor. Po ashtu, luftimet u intensifikuan mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez, Hezbollah, përgjatë kufirit Izrael-Liban.

Irani i mbështet Hamasin dhe Hezbollahun, si dhe e ka paralajmëruar Izraelin ta ndalë luftën e ashpër në Gazë.

Ushtria e Izraelit tha se gjatë natës pati të shtëna ndaj forcave të saj nga një grup palestinez në Bregun Perëndimor, të cilit iu përgjigj me sulm me dron. Zyrtarët palestinezë thanë se tre palestinezë u vranë.

Më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori si pasojë e përleshjeve me forcat izraelite, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ministria palestineze në Rripin e Gazës së udhëhequr nga Hamasi tha se së paku 5.791 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite në enklavë që nga 7 tetor, përfshirë 2.360 fëmijë. /REL/

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Një festival ndërkombëtar po mbahet në Suharekë, kryetari jep detaje

Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e...

​26 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit...

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së: Sot mblidhen liderët botërorë, merr pjesë edhe Osmani

Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Një festival ndërkombëtar po mbahet në Suharekë, kryetari jep detaje

Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”. Përpara pjesëmarrësve, kryetari Bali Muharremaj deklaroi se është i lumtur që një festival...

​26 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu...

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e një proteste në shtator, e cila synon të adresojë diskriminimin dhe padrejtësitë që përjetojnë shqiptarët...