Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se diplomacia e Kosovës është në gjumë.
Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook bëri këtë deklaratë pasi Kosova është ende nën masat e BE-së.
“Çfarë po ndodh? Kosovës nuk iu hoqën ndëshkimet ndërkombëtare, ndërsa Serbia ende e pandëshkuar! Diplomacia jonë në gjumë”, shkruan Tahiri në Facebook.
/TV Arbëria