Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Caktohet data e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit

Caktohet data e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit

FIFA ka njoftuar se janë caktuar datat të reja për ndeshjet e anuluara në muajin tetor, më saktësisht ato të Izraelit.

Shtëpia e futbollit botëror anuloi ndeshjen e izraelitëve fillimisht me Zvicrën, më pas edhe me Kosovën për shkak të luftës që po zhvillohet kundër Palestinës.

Kështu, FIFA në bashkëpunim me UEFA-n ka riplanifikuar tri ndeshje që do të luhen me fillim të muajit nëntor.

Por, vëmendja është te ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, që do të luhet më 12 nëntor, derisa data origjinale ishte 15 tetor.

Zvicra do të përballet me Izraelin tri ditë më vonë (15 nëntor), duke zhvilluar lojën e planifikuar në mesin e këtij muaji, për muajin e ardhshëm.

“Për shkak të ngjarjeve të tmerrshme që janë shpalosur në Izrael dhe Palestinë, disa ndeshje të lidhura që ishin planifikuar fillimisht të zhvilloheshin në fillim të këtij muaji nuk vazhduan siç ishte menduar”, thuhet fillimisht në njoftimin e FIFA-s.

“Për shkak të situatës së sigurisë, UEFA-s iu desh të shtynte të gjitha ndeshjet e futbollit të planifikuara në Izrael në muajin tetor, duke përfshirë ndeshjet e ekipeve kombëtare për meshkuj, femra dhe të rinj.

“Në dritën e kësaj dhe në konsultim me skuadrat e përfshira, tre ndeshje janë riorganizuar sa më afër dritareve ekzistuese ndërkombëtare të nëntorit, si më poshtë: Kosova kundër Izraelit, kualifikueset e UEFA EURO 2024, nga 15 tetor në 12 nëntor 2023″.

“Kazakistani kundër Izraelit, Liga e Kombeve të UEFA-s për femra, nga 26 tetor në 23 nëntor 2023”.

“Izraeli kundër Kazakistanit, Liga e Kombeve të UEFA-s për femra, nga 31 tetor në 26 nëntor 2023”, thuhet më tej në njoftimin e shtëpisë së futbollit botëror.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress