Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk ka informacione që pesë diplomatët që ishin në vizitë të shtunën të kenë dhënë afat për Kosovën për ndonjë marrëveshje.
Ajo tha se është e rëndë deklarata e të dërguarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili potencoi se asgjë nuk ka ndryshuar në procesin e dialogut sa i përket sulmit pas 24 shtatorit.
Ndonëse sipas saj, në Kosovë pozita e opozita janë të pajtimit se situata në procesin e dialogut me Serbinë ka ndryshuar dhe ka marr rrugë tjetër pas sulmit të 24 shtatorit.
“Nuk kam informacion se ka ultimatum dhe që afati është të etjen. Sa i përket deklarimit të Lajçakut pak me e rënd është deklarata se asgjë nuk ka ndryshuar pas 24 shtatorit. Natyrisht se Kosova ka qenë e gatshme dhe ka treguar gatishmëri për dialog. Ne jemi të qëndrimi se 24 shtatori ka shënuar një kthesë të rëndësishme jo të mirë në procesin e dialogut”, tha ajo.
Kusari-Lila tha se është e rëndësishme që të dialogohet me opozitë sa i përket pjesëmarrjes në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ajo tha se deri në fund të javës pritet që të ketë ndryshim sa i përket opozitës që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare..
Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahen tri seanca.
“U dakodruam që këtë javë të kemi tri seanca. E para është ajo që do të mbahet të enjten në orën 10:00. Të njëjtën ditë me fillim ne ora 12:00 do të filloj një seancë tjetër me kërkesë të opozitës e cila do të trajtojë një rezolutë për koeficientin e pagave. Jemi dakorduar që një seancë të jete edhe të premten”, tha ajo.
/TV Arbëria