Për herë të parë në Prishtinë do të mbahet Edicioni i parë i “Festivalit të Këngës së RTK-së”. Ky Festival është bërë i mundur falë një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Radio Televizionin e Kosovës.
Në skenën e festivalit do të performojnë 18 artistë të rinj dhe me karrierë, këngë të përzgjedhura nga juria, të vlerësuara për diversitetin e zhanreve të tyre.
Orkestra që do të jetë me afër 50 persona, e do të përbëhet nga instrumentistët më të mirë në Kosovë.
Tri netët Live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 dhe 28 tetor.
/TV Arbëria