Skuadra e njohur e Ligës së Parë, “Ramiz Sadiku” së shpejti do të bëhet me tribunë të re.
Lajmin e ka dhënë drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.
“Kjo tribunë, së bashku me ambientet e zhveshjes, tualetet dhe zyrën për trajnerët, pritet të ofrojë një shtesë të çmuar për klubin dhe sportistët, duke u siguruar atyre hapësira moderne dhe të përshtatshme për nevojat e tyre” shkruan Rugova në njoftim.
/TV Arbëria