Të paktën 400 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, me gazetarët në terren që e përshkruan bombardimin e fundit të Izraelit si “natën më vdekjeprurëse” deri më tani.
Ndërsa sulmet izraelite në Rripin e Gazës hynë në javën e tretë, Izraeli filloi dhjetëra sulme ajrore në të gjithë qytetin e rrethuar në orët e para të së hënës, sipas Al Arabiya.
Izraeli bombardoi zonat e banuara në Gaza, duke përfshirë kampin e dendur të refugjatëve Jabalia dhe Beit Lahia në veri, lagjen al-Rimal, kampin Al Shati në perëndim, si dhe Khan Yunis dhe Rafah në jug, ka raportuar Agjencia Palestineze e Lajmeve (WAFA).
Bombardimet izraelite gjatë natës kanë përkeqësuar më tej situatën humanitare në Gaza, ku banorët e saj kanë mbetur me pak ushqim dhe furnizime mjekësore.
Të dielën, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se jetët e të paktën 120 foshnjave të porsalindura në inkubatorë ishin në rrezik pasi spitalet janë në prag të mbarimit të karburantit për shkak të rrethimit të plotë të Izraelit.
Më shumë se 1750 fëmijë janë vrarë tashmë nga sulmet izraelite të nisura kundër Rripit të Gazës si hakmarrje për sulmet e Hamasit të 7 tetorit, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit palestinez.
Spitalet përballen me një mungesë të madhe ilaçesh, karburanti dhe uji jo vetëm për mijëra të plagosur në më shumë se dy javë të luftës, por edhe për pacientët e tjerë.
OBSH tha se rreth 1000 njerëz që kanë nevojë për dializë do të jenë gjithashtu në rrezik nëse ndalojnë gjeneratorët.
Njëzet kamionë ndihma kaluan nga Egjipti në Gaza të shtunën, por nuk kishte karburant.
It is just getting worse in Gaza. pic.twitter.com/3tZmGzFBNq
— Muhammad Smiry 🇵🇸 (@MuhammadSmiry) October 23, 2023
/TV Arbëria