Arrestohet një person në Deçan pasi që i njëjti ka kanosur personat zyrtarë.
Policia bënë të ditur se i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë si dhe kishte dëmtuar disa pajisje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/TV Arbëria