Një kolonë e dytë kamionësh me ndihma ka kaluar nga Egjipti në Rripin e Gazës, sipas mediave ndërkombëtare dhe egjiptiane.
Një total prej 17 kamionësh kanë hyrë në Gaza të dielën, një ditë pasi karvani i parë i përbërë nga 20 kamionë transportoi ndihma mjekësore, ushqim dhe ujë në Gaza, të shtunën.
OKB-ja vlerëson se rreth 100 kamionë në ditë duhet të hyjnë në Gaza për të plotësuar nevojat e popullsisë, prej 2.3 milionë banorësh.
Izraeli ka lejuar ujin, ushqimin dhe ilaçet, por jo edhe karburantin të dërgohet në Gaza, ndonëse nga Komisioni Evropian u bë thirrje e vazhdueshme për të mos vendosur asnjë kufizim në sasinë, destinacionin dhe kategoritë e artikujve që do t’u dërgohen njerëzve në nevojë.
/TV Arbëria