Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Rritet numri i pacientëve me grip sezonal

Rritet numri i pacientëve me grip sezonal

Temperatura e lartë, dhimbja e fytit, kollitja, vjellja dhe lodhja janë disa nga simptomat që e karakterizojnë gripin sezonal, për çka është rritur edhe fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Kështu bënë të ditur mjekja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Violeta Haxhija, e cila thotë se personat më të rrezikuar nga gripi sezonal janë fëmijët, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, me hipertension, si dhe gratë shtatzëna.

“Gjendja aktuale me gripin sezonal në Kosovë, kemi një fluks të rritur nëpër qendrat tona të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore nga simptomat e gripit…Gripi sezonal është një infeksion akut viral që shkaktohet nga virusi i influencës apo virusi i gripit i tipit A dhe B, që janë më të shpeshta. Simptomat e gripit sezonal janë kollitje, temperaturë e lartë, lidhje, plogështi, dhimbje e nyjeve, dhimbje e fytit, dhimbje e barkut, vjellje, diarre. Mirëpo, ne i kemi edhe disa simptoma që të rrezikshme që janë te fëmijët, për shembull nëse kemi vështirësi në frymëmarrje, skuqje të lëkurës, shtangim të qafës, vjellje pa ndërprerë, mosmarrje e lëngjeve, duhet menjëherë të lajmërohen tek mjeku familjar”, tha Haxhiaj.

Mjekja Haxhijaj tha se shenjat e rrezikut për të rriturit nga ky grip, janë dhimbjet e gjoksit, kraharorit, pengesa në frymëmarrje dhe konfuzion, për çka u shpreh se menjëherë duhet të merret trajtim mjekësor.

Lidhur me furnizimin e listës esenciale të barnave, ajo tha se qëndrojnë mirë.

“Mandej shenjat e rrezikut për të rriturit që kemi të bëjmë me dhimbjet gjoksi, dhimbje kraharori, pengesa gjatë frymëmarrjes, konfuzion duhet menjëherë të lajmërohet tek mjeku familjar. Moshat më të prekura nga gripi sezonal i kemi fëmijët e vegjël, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si ata me ata me sëmundje të zemrës, me sëmundje të mushkërive, me hipertension, personat me imunitete të dobësuar, fëmijët e vegjël në 5 vjet, gratë shtatzëna…Kur kemi të bëjmë me sëmundje që janë virusale, mënyra më e mirë për ët parandaluar atë sëmundje është vaksina…Lista esencialë është mirë e plotësuar, mirë e furnizuar për pacientët që kanë nevojë, nëse gripi komplikohet, me pneumoni, atëherë ne duhet të japim edhe antibiotik, por nëse është gripi i pa komplikuar, ne i mjekojmë vetëm simptomat”, potencoi Haxhijaj.

Haxhijaj shtoi se është më rëndësi vaksinimi fillimisht i stafit mjekësor, pastaj edhe i qytetarëve, specifikisht i grave shtatzëna dhe personave të moshuar në mënyrë që të parandalohet virusi i gripit sezonal.

“Mirë është të vaksinohen gratë shtatzëna, fëmijët mbi gjashtë muaj, personat e moshuar, personat që kanë sëmundje kronike, pasi që ata janë më të rrezikuar nga ky virusi i gripit sezonal. Mirëpo, ata që nuk duhet të vaksinohen janë fëmijët nën gjashtë vjet, personat që kanë alergji në vezë, personat që kanë ndonjë alergji në komponentën e vaksinës dhe ata që kanë ndonjë sëmundje akute me temperaturë të lartë mbi 39 gradë celsius”, tha Haxhijaj.

Ekspertja e shëndetësisë, Violeta Haxhija ndau disa këshilla për qytetarët që të parandalojnë virusin e gripit sezonal, derisa tha se duhet bërë ajrosja e dhomës, marrja e ushqimeve me vitaminë C dhe bërja e aktiviteteve fizike.

Ndërkaq, për personat të cilët veç janë prekur nga simptomat e gripit, mjekja këshilloi që të qëndrojnë në shtëpi, të bëjnë ajrosjen e dhomës dhe të kolliten apo teshtitjen në mënyrë të kujdesshme, që të mos përhapet virusin.

/TV Arbëria

Powered by WordPress