Izraeli kreu sulme në pozicionet e grupit Hezbollah në Liban, sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social X.
Videoja e publikuar nga Nexta tregon momentin kur ndodh sulmi, derisa një pjesë ishte kapluar nga zjarri.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë luftuar pothuajse çdo ditë që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas nisi një sulm me raketa drejt Tel Avivit dhe gjithashtu mobilizoi trupat për të kryer sulme në disa komunitete në jug të Izraelit.
Derisa forcat izraelite synojnë ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, shumë në rajon kanë frikës se luftimet me Hezbollahun, një aleat i Hamasit, mund të përshkallëzohen gjithashtu në një luftë që do të përfshijë edhe Libanin.
Kjo do të bënte që Izraeli të luftonte në dy fronte.
#Israel strikes #Hezbollah positions in #Lebanon pic.twitter.com/8F0OlT8c7b
— NEXTA (@nexta_tv) October 21, 2023
/TV Arbëria