Stefano Pioli ka thënë se ka besim të plotë te portieri i tretë Antonio Mirante, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin e cila zhvillohet të dielën mbrëma.
Kuqezinjtë morën vendin e parë duke shkuar në pushim me kombëtare, ndërsa Juventus është baraz me pikë me Fiorentinën në vendin e tretë, kështu që i pyetur në konferencën për shtyp nëse kjo ishte një betejë për Scudett, Pioli nuk mund të rezistonte.
“Patjetër që po. Gara për titull është për momentin në katër ekipe, por kjo mund të ndryshojë. Juventusi është një ekip i ndërtuar për të fituar”, tha trajneri.
Max Allegri nuk i ka vlerësuar veçanërisht komentet nga Pioli që sugjerojnë se Juventusi është favorit për Scudetton sepse nuk mund të luajë në Evropë.
/TV Arbëria