Fushë Kosova ka pësuar humbje nga Gjilani me rezultat minimal 1-0.
Vendasit triumfuan në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund të këtij dueli.
E këtë e pranon trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala i cili ka thënë pas ndeshjes se ka qenë ndeshja më e dobët që e kanë luajtur deri më tani.
“Ndoshta është ndeshja më e dobët që e kemi luajtur, më së paku që kemi krijuar, si me lojë ashtu edhe me raste. Edhe sistemi i lojës ka qenë më defansiv sepse kemi ardhur të mbrohemi dhe t’i presim gabimet e Gjilanit”.
“Humbjen e marrë personalisht, sepse kam rrezikuar në ndryshimin e sistemit. Në ndeshjet e kaluara kemi krijuar më shumë dhe kemi dominuar. U mundova ta befasoja kundërshtarin por nuk doli ashtu. Në aspektin individual, shumica e lojtarëve nuk ishin në formën më të mirë”.
“Këtë fond të lojtarëve e kam zgjedhur vetë me aq sa kemi mundur t’i afrojmë. Kam qenë i kënaqur deri tani me lojë, por jo edhe me rezultate. Në janar mund të ketë transferime të reja”, ka thënë Shala pas ndeshjes.
/TV Arbëria