Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Sulmuan policinë, arrestohen dy vajza në Besianë

Sulmuan policinë, arrestohen dy vajza në Besianë

Dy vajza janë arrestuar të premten në fshatin Penuhë të Besianës, pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia njofton të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

“Fsh. Penuhë, Besianë 20.10.2023-12:20.  Janë arrestuar dy (2) të dyshuara femra  nga Kosova pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e sulmit bëhet e ditur se njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”. 

/TV Arbëria