Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë dhe atë për një orë, ka njoftuar të premten mbrëma Federata e Futbollit të Zvicrës.
Të premten Federata e Futbollit e Zvicrës njoftoi se biletat dolën në shitje për ndeshje ndaj Kosovës.
Janë shitur plot 33 mijë bileta për ndeshjen e 18 nëntorit, që zhvillohet në “St. Jakob-Park” të Baselit.
“Shumë bileta ka gjasë që kanë shkuar te kosovarët që jetojnë në Zvicër”, ka shkruar televizioni zviceran, SRF.
Ndeshja Zvicër – Kosovë i takon kualifikimeve për Euro 2024, ku Dardanët nuk kanë më gjasa për kualifikim.
/TV Arbëria