Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova për herë të parë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos

Kosova për herë të parë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Evropian i Xhudos “European Judo Championships open Pristina 2023”

Ky kampionat do të mbahet me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Aty do të marrin pjesë deri në 50 shtete me mbi 100 xhudistë/e, ku do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

/TV Arbëria

Powered by WordPress