Arrestohet një i mitur në Drenas për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat duke ju shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:30, në Drenas.
Ndërkaq bëhet e ditur se viktima kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova (i mitur) për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat meshkuj nga Kosova duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
/TV Arbëria