Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë njoftuar se do të dorëzojnë sot edhe një lëndë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
Kështu kanë njoftuar zyrtarët e kësaj partie përmes një komunikate për media, ku thuhet se ky dorëzim do të bëhet në ora 11:00.
Teksa pas dorëzimit të kësaj lënde do të ketë edhe prononcim për media.
“Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, nesër (e premte), nga ora 11:00, do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë edhe prononcim për media”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria