Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrrestohet një person në Vushtrri

Arrrestohet një person në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte ka arrestuar një person, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë nga gjykata.
“Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar personin M. J., 40-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata kompetente për veprat penale “vjedhje e rëndë” “armëmbajtje pa leje ”dhe “kanosje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
/TV Arbëria