Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kuvendi përsëri nuk voton për Rezolutën për Policinë e Kosovës

Kuvendi përsëri nuk voton për Rezolutën për Policinë e Kosovës

 

Deri sa po zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Galuk Konjufca që të votohet ndryshimi i rendit të ditës me qëllim që të futet si pikë përsëri rezoluta për mbështetje financiare për Policinë e Kosovës, pasi e njëjta nuk kishte dalur në votim në sesionin e paradites, për shkak se deputetet pushtetit i bojkotuan punimet e Kuvendit.

Sipas deputetit Qalaj, tash janë krijuar kushtet për një votim të tillë pasi deputetet e pushtetit janë kthyer në seancë.

Por ky propozim nuk kaloi si si pikë e gjashtë rendit të ditës sepse fillimisht deputetët nuk morën pjesë ne votim, kurse herën e dytë 7O deputetë morën, ku 38 deputetë votuan kundër dhe 32 votuan për ndryshimin rendit e pikës së ditës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress