Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Tahiri kërkon ajrosje në sallën e Kuvendit: Do me i nxanë krejt deputetët gjumi

Tahiri kërkon ajrosje në sallën e Kuvendit: Do me i nxanë krejt deputetët gjumi

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, që të kontaktojë përgjegjësit që të ajrosin sallën.

Sipas deputetit, për shkak të ajrit “do me i nxanë krejt deputetët gjumi”.

“E nderuara nënkryetare, ju kisha lutë që të kontaktoni me përgjegjësit e sallës, pak ajrosje me pru në sallë, për shkak se do me i nxanë krejt deputetët gjumi. E veç unë po thom, por t’gjithë diçka si në gjumë janë. Ju lutem aspektin teknik me trajtu”- ka deklaruar Tahiri.

Pak minuta para fillimit të seancës së rregullt të Kuvendit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë kthyer në sallë.

Paraprakisht Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të PDK-së, për rezolutën për mbështetje financiare të Policisë së Kosovës, në të cilën deputetët e LVV-së nuk morën pjesë.

Prezentë kanë qenë vetëm 28 deputetë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress