Është zbuluar formacioni apo 11-shja më e vlefshme në futbollin botëror dhe në listë dominojnë Real Madridi dhe rivalët e Ligës Premier, Arsenali dhe Manchester City.
Topçinjtë u përballën me skuadrën e Pep Guardiolës në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar dhe dyshja kanë vazhduar rivalitetin e tyre edhe këtë sezon.
Arsenali mposhti Cityn në Emirates herën e fundit në ligë dhe shkuan në krye të tabelës së ligës së bashku me rivalët londinez, Tottenham Hotspur.
Kështu, forma e skuadrës së Mikel Artetës ka parë që vlera e transferimit të disa lojtarëve të rritet në qiell, me tre lojtarë që gjenden në 11-shen më të vlefshme në botë sipas Transfermarkt.
Qendërmbrojtësi francez William Saliba rreshtohet në mbrojtje me një vlerë transferimi prej 70 milionë euro, ndërsa së bashku me të gjendet Declan Rice me vlerë 100 milionë euro dhe Bukayo Saka me një vlerë totale prej 120 milionë euro.