Shërbimi sekret i Ukrainës (SBU) ka njoftuar se kanë sulmuar me dronë kampin ushtarak rus në afërsi të bazës ajrore Khalino në rajonin e Kurskut.
Ata theksuan se inteligjenca qëndron prapa shpërthimeve që dëgjohen në kampin ushtarak rus në fshatin Postojal, transmeton Telegrafi.
Sipas ukrainasve, afro 3 mijë ushtarë rusë dhe rreth 80 pajisje për njësi të shumta ishin në lokacionin e lartpërmendur.
Numri i saktë i humbjeve ruse akoma nuk është konfirmuar, por burime të Ukrainska Pravda pretendon se dëmi ishte i madh dhe janë regjistruar të paktën 18 sulme me fluturake pa pilot në këtë kamp.
“Tërë natën rusët e fshatrave përreth kanë diskutuar në rrjetet sociale për shpërthimet. Edhe pse është e çuditshme sesi ata arritën t’i dëgjojnë e autoritetet ruse thanë se mbrojtja kundërajrore i ka ‘rrëzuar të gjithë dronët dhe se gjithçka ka kaluar pa humbje’”, shtuan nga SBU-ja.
Нова "бавовна" в РФ від СБУ: дронами атаковано військовий табір pic.twitter.com/LdRLcRXjxJ
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) October 18, 2023
/TV Arbëria