Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon sulmin në Banjskë

Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon sulmin në Banjskë

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku .

Në rezolutë, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Lajmin e ka bërë të ditur, Vladimir Bilicik, eurodeputet dhe raportues për Serbinë në këtë institucion.

Ai ka thënë se duhet një hetim i plotë për sulmin në Bajnskë.

“Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë.

Ne kemi nevojë për një hetim të plotë të sulmit në Banjskë dhe dhënien e drejtësisë. Beogradi dhe Prishtina duhet gjithashtu të kthehen në një dialog paqësor dhe konstruktiv të lehtësuar nga BE.”, shkruan ai.

/TV Arbëria