Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Panairin e Librit në Frankfurt të Gjermanisë. Konflikti ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas është reflektuar në ceremoninë hapëse të tij. Ky tension mori shkas nga një fjalim i filozofit të njohur slloven Slavoj Zizek lidhur me shtyrjen e ndarjes së çmimit “Libertaurpreis” për autoren palestineze Adania Shibli.
Kritiku slloven e ka pohuar se “është tronditur kur ka mësuar se ceremonia për nderimin e kësaj autore është shtyrë, vendim ky që e konsiderojë skandaloz”. Në këtë mënyrë, sipas S. Zizek ne po i afrohemi asaj që quhet si “pezullim i kulturës”. Dhe kushdo që bënë veprime të tilla, operon me logjikën e përjashtimit ndaj atyre që nuk i përshtaten nocionit të tij të pranimit (inclucion) dhe të diversitetit”.
Ky tension tregon me mirë se asgjë tjetër se si krizat dhe luftërat mund të kenë jehonë edhe në evente të librit. Rrjedhimisht, konflikti në Lindje të Mesme pashmangshëm u shndërrua në njërën nga ngjarjet kryesore debutuese dhe në Panairin e Librit në Frankfurt, qëllimi i të cilit mbase do të ishte mirëkuptimi kulturor.
Duke përkujtuar rëndësinë e kësaj ngjarje ministrja për Kulturë Claudia Roth ka deklaruar “se për 75 vjet qyteti i Frankfurtit ka enë një vend i “këmbimit demokratik të fjalëve, shkrimeve dhe leximeve në funksion të mirëkuptimit reciprok”. Po ashtu, ajo pohoi se e “dënon fuqishëm sulmin mbi gratë, burrat dhe fëmijët e Izraelit duke quajtur atë, si një sulm më njerëzimin. Dhe se qëndron në solidaritet të plotë me popullin e Izraelit në këto kohë të dhimbjes dhe pikëllimit”.
Ndërkohë, drejtori i Panairit Juergen Boss, gjatë fjalës së tij po ashtu e ka dënuar sulmin e Hamasit mbi civilët në territorin e Izraelit, duke shtuar se “ndjenjat e tij janë me të gjithë ata njerëz të afërmit e të cilëve ishin viktima e të kësaj dhune të çmendur si dhe të gjithë njerëzit në Izrael dhe Palestinë që janë duke vuajtur nga kjo luftë”.
Kurse filozofi slloven S.Zizek, pas zemërimit që shprehu për shtyrjen e çmimit të akorduar për Adania Shibli, sikur se parafolësit i dënoi sulmet terroriste të Hamasit mbi popullsinë civile të Izraelit. Por gjatë kësaj fjale, ai deklaroi se është obligim të dëgjohet edhe ana palestineze, nëse dëshirojmë të kuptojmë si duhet këtë konflikt”. Me këtë rast reagoi ashpër Uwe Becker komisionare e shtetit të Essen-it kundër antisemitizmit duke e akuzuar Zikekun, se po i relativizon krimet e Hamasit, dhe në mënyrë demonstrative e braktisi sallën ku po mbahej diskutimi. Njëjte vepruan edhe disa pjesëmarrës tjerë.
Mirëpo, kjo situatë u tejkalua në ndërkohë, dhe drejtori i Panairit Jugen Boss në fund i falënderoi të pranishmit që ishin në gjendje ta dëgjonin dhe të diskutonin me njëri tjetrin.
Pas kësaj ngjarje të pakëndshme diskutimet u orientuan lidhur me gjendjen i industrisë së librit në këto kohë. Kryetarja e Asociacionit të shtëpive botuese ne Gjermani Karin Schmidt-Friderichs, pohoi se gjithnjë e më shumë botuesit janë duke i prekur limitet e tyre ekonomike. Prandaj u shtrua nevoja që veçanërisht të mbrohen “shtëpitë botuese më të vogla të cilat janë shumë të rëndësishme për diversitetin tregut të librit”. E që të bëhet kjo e mundur, të pranishmit u pajtuan që literatura e mirëfilltë ka nevoje edhe për “vizibilitet” duke shtuar se është e rëndësishme që programet kulturore dhe letrare nuk duhet të zhduken nga TV dhe radiot.
/TV Arbëria