Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Seancë e jashtëzakonshme për Policinë, VV-ja serish nuk merr pjesë

Seancë e jashtëzakonshme për Policinë, VV-ja serish nuk merr pjesë

Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të Shqyrtuar Propozim-Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”. VV-ja sërish nuk merr pjesë në seancë.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se janë dashur disa konsultime në mënyrë që të vendoset për mbajtjen e kësaj seance.

“Pas disa përfundimeve në mbledhje të Kryesisë vendosëm që të mbahet kjo mbledhje e jashtëzakonshme”.

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë  seancën e jashtëzakonshme ku do të votohej një rezolutë për forcimin e Policisë së Kosovës, kjo pasi që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk qe e pranishme në sallë.

Partia në pushtet tha se opozitës i intereson vetëm pushteti dhe jo mbrojtja e interesit të qytetarëve, e në anën tjetër opozita e cilësoi për keqardhje bojkotimin e seancës nga ana e Vetëvendosjes.

/TV Arbëria

Powered by WordPress