Kyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kryeministri Kurti është kryeministri më i izoluar në Ballkan.
“Kryeministri Kurti është kryeministri më i izoluar në Ballkanin Perëndimor, është i sanksionuar ndërkombëtarisht”, tha ai në RTK.
Ndërkaq lidhur me samitin në Shqipëri, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se është shumë pozitive që po e shohim Shqipërinë dhe kryeministrin Rama si një lider, jo vetëm të respektuar, por edhe si një bosht të Ballkanit Perëndimor.
Ai, mes tjerash, shtoi se Serbia dhe presidenti Vuçiq për shumë vite ka garuar që ta ketë këtë rol.
/TV Arbëria