Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti shpreh “lëvdata” për punën në dy vite e gjysmë qeverisje

Kurti shpreh “lëvdata” për punën në dy vite e gjysmë qeverisje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, bën lëvdata mbi qeverisjen e sundimit të ligjit.

Ai në këtë postim ka treguar sa operacione janë realizuar kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, sa ton substanca narkotike janë konfiskuar, sa miliona euro janë sekuestruar nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave, sa rrugë ilegale janë bllokuar e sa stacione policore janë ngritur për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit.

E gjithë kjo falë punës së institucioneve të sigurisë.

/TV Arbëria