Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ushtria izraelite: Spitalin e ka goditur raketa e xhihadit islamik palestinez

Ushtria izraelite: Spitalin e ka goditur raketa e xhihadit islamik palestinez

Forcat e armatosura të Izraelit pretendojnë se bazuar në të dhënat e inteligjencës, raketa që goditi spitalin në Gazë është e xhihadit islamik të Palestinës, e cila shkaktoi vdekjen e 500 civilëve.

Në kumtesën e IDF-së, thuhet se “bazuar nga analizat që i disponon IDF-ja, raketa e armikut që kaloi përmes Izraelit, goditi spitalin”.

“Nga informacionet që i kemi nga inteligjenca dhe disa burime tjera, organizata xhihadi islamik i Palestinës është përgjegjës për raketën që goditi spitalin”, njoftoi IDF-ja izraelite.

Ndryshe palestinezët pretendojnë se në spital janë vrarë 500 persona, dhe se bëhej fjalë për një sulm ajror të kryer nga forcat izraelite.

E sipas informacioneve më të fundit, numri i të vrarëve nga ky sulm në spital mund të shkojë deri në 800 sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress