Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Haradinaj: Vendit tonë duhet t’i rikthehet perspektiva për zhvillim dhe integrim euro-atlantik

Haradinaj: Vendit tonë duhet t’i rikthehet perspektiva për zhvillim dhe integrim euro-atlantik

“Është e nevojshme të merren hapa të guximshëm që vendit tonë t’i rikthehet perspektiva për zhvillim dhe integrim euro-atlantik”.

Kështu ka thënë Haradinaj gjatë vitës së tij që i ka bërë degëve të AAK-së në Mitrovicë dhe Vushtrri.

“Në Mitrovicë e Vushtrri, me kolegët nga Aleanca bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative”.

“Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, z. Nimani dhe kolegëve të tij, për kujdesin dhe angazhimin që degës i kanë dhënë dinamikë të re në funksionim dhe organizim. Jam i bindur që me këtë qasje, qytetarëve të Mitrovicës, do t’i ofrohet më shumë përkrahje përmes politikave zhvillimore pavarësisht përgjegjësisë që do ta ketë Aleanca”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se vendi ynë është rikthyer në problem të sigurisë ndërkombëtare.

“Në Vushtrri, biseduam për gjendjen organizative në degë dhe punët e përbashkëta në proceset që na presin. Gjithashtu, nga kryetari dhe strukturat u njoftova për të arriturat e deritanishme dhe punën mbresëlënëse të kolegëve të Aleancës si partner në qeverisjen lokale”.

“Gjatë bashkëbisedimit, theksova faktin që për shkak të qasjes jo të duhur të udhëheqësve shtetërorë, vendi ynë është rikthyer në problem të sigurisë ndërkombëtare, për këtë arsye shtrova nevojën për marrjen e hapave të guximshëm që vendit tonë t’i rikthehet perspektiva për zhvillim dhe integrim euro-atlantik”, është shprehur Haradinaj.

/TV Arbëria

Powered by WordPress