Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet shtetasi turk i kërkuar nga Turqia dhe Interpoli

Arrestohet shtetasi turk i kërkuar nga Turqia dhe Interpoli

Policia e Kosovës, ka vazhduar me sukses kryerjen e detyrave ligjore në kuadër të  bashkëpunimit ndërkombëtar policor me shtetet tjera, ku gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti i lindjes 1962).

I njëjti ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), thotë se mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor  me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë.

Ky bashkëpunim lidhet me qëllim arrestimin e  personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

/TV Arbëria