Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Haradinaj-Stublla për deklaratën e Macronit: Kushtëzim mbi Kosovën për t’u kthyer në dialog

Haradinaj-Stublla për deklaratën e Macronit: Kushtëzim mbi Kosovën për t’u kthyer në dialog

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj– Stublla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Haradinaj– Stublla tha se konteksti i deklaratës së Macronit është i qartë, kushtëzim absurd e kërcënim joproporcional mbi Kosovën me vizat.

“Kushtëzim absurd e ‘kërcënim’ joproporcional mbi Kosovën me vizat, për t’u rikthyer në dialog tashmë të dështuar të BE-së pa e mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimin e agresionit të 24 shtatorit! Gjendje alarmante për diplomacinë kosovare”, tha Haradinaj – Stublla.

Kujtojmë se mediat raportuan fillimisht sot se Macron deklaroi që Franca e ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën, por më pas doli se deklarata e presidentit francez ishte gabim në përkthim.

/TV Arbëria

Powered by WordPress