Albion Rrahmani e ka përfunduar me sukses operacionin që kishte shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen kualifikuese të Kosovës për në Euro 2024.
Dardanët triumfuan 3-0 në udhëtim te Andorra, ndërsa sulmuesi u detyrua të largohej në fillim të pjesës së dytë.
Rapidi i Bukureshtit ka njoftuar se Rrahmani e ka kaluar me sukses operacionin.
“Mentalisht ai është shumë i fortë dhe është i gatshëm për të nisur rrugën drejt kthimit në fushë”, ka shkruar klubi rumun.
Rrahmani ka lënduar nyjën e këmbës dhe pritet të mungojë rreth tre muaj.
/TV Arbëria