Ajo që ra në sy në pritjen e sotme të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ishte mungesa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Serbia kishte vendosur të përfaqësohej me kryeministren Ana Brnabiç në këtë takim të rëndësishëm të Procesit të Berlinit, ku do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit.
Kjo pasi, presidenti Vuçiq ka udhëtuar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në forumin e tretë “Brez dhe Rrugë”.
Sipas mediave ndërkombëtare, në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Udhëheqësit nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme do të takohen në kryeqytetin kinez në kuadër të nismës që parashikon investime infrastrukturore në vende në zhvillim./A2CNN
/TV Arbëria