Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çka dihet për tunelet misterioze nëntokësore të përdorura nga Hamasi?

Extra AL PVC

Tunelet e panumërta nën Gaza njihen më së miri si kalime që përdoren për të kontrabanduar mallra nga Egjipti dhe për të nisur sulmet në Izrael.

Por ekziston një rrjet i dytë nëntokësor që Forcat Mbrojtëse të Izraelit i referohen në bisedë si “metroja e Gazës”. Është një labirint i madh tunelesh, sipas disa llogarive disa kilometra nën tokë, që përdoren për të transportuar njerëz dhe mallra; për të ruajtur raketat dhe rezervat e municioneve dhe në të janë qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit, raporton CNN.

Hamasi në vitin 2021 pretendoi se kishte ndërtuar tunele me gjatësi prej 500 kilometra nën Gaza, megjithëse është e paqartë nëse kjo shifër ishte e saktë.

“Është një rrjet shumë i ndërlikuar, shumë i madh – i madh – tunelesh në një pjesë mjaft të vogël territori”, tha Daphne Richemond-Barak, një profesoreshë në Universitetin Reichman të Izraelit dhe eksperte për luftërat nëntokësore.

Tunelet kanë qenë mjet tërheqës i luftës që nga kohërat mesjetare. Sot ata u ofrojnë grupeve militante si Hamasi një avantazh në luftën asimetrike, duke mohuar disa nga avantazhet teknologjike të një ushtrie më të avancuar si ajo izraelite.

Ajo që i bën tunelet e Hamasit të ndryshëm nga ato të Al Kaedës në malet e Afganistanit është se ai ka ndërtuar një rrjet nëntokësor nën një nga zonat më të dendura të populluara në planet.

Që nga sulmi terrorist i 7 tetorit në Izrael, në të cilin u vranë të paktën 1,400 njerëz, kryesisht civilë, ushtria izraelite ka pretenduar vazhdimisht se Hamasi është fshehur brenda këtyre tuneleve “nën shtëpi dhe brenda ndërtesave të populluara me civilë të pafajshëm të Gazës”, duke i kthyer ato në mburoja njerëzore.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...

Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur...

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua Lipa ka shkëlqyer si një diell i ndritshëm. Mes emrave të njohur si Taylor Swift, Celine...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të dielën, e ardhmja e tij politike ka...

Haziri: Çështjen e Urës së Ibrit, Kurti e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral- Rrezikoi edhe qarkullimin e lirë të njerëzve...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve.Haziri në një intervistë për...