Gërvalla udhëton drejt Kanadasë, do të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar...

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këto janë vendet ku dhënia e bakshishit konsiderohet mungesë respekti

Extra AL PVC

Edhe pse bakshishi është në natyrën tonë, ka njerëz që jo vetëm nuk e kanë, por edhe mund të ndihen të ofenduar nëse e pranojnë.

Kushdo që ka punuar në një restorant e di se sa i rëndësishëm është një bakshish shtesë për çdo punonjës. Sidomos kur flasim për ata që punojnë gjatë muajve të verës dhe vrapojnë lart e poshtë, që të mos na mungojë asgjë. Koncepti i bakshishit është në ADN-në tonë, ku shumica prej nesh ndjejnë nevojën për të shpërblyer një shërbim të mirë të ofruar nga dikush.

Megjithatë, ky nuk është rasti në të gjitha pjesët e botës. Ka vende, në të cilat nëse dikush guxon të japë një bakshish, mund të keqkuptohet dhe të shkaktojë telashe. Një vend i tillë është Japonia, ku askush nuk lë bakshishe shtesë në bare apo restorante. Në fakt, banorët e saj më tradicionalë priren ta konsiderojnë atë një gjest përbuzjeje dhe jo respekti – transmeton Top Channel.

Kjo është për shkak të një perceptimi shumë të veçantë të punës. Me përjashtim të vendeve shumë specifike si bujtina, praktikisht asnjë biznes nuk pret që klienti të bëjë pagesa shtesë të çfarëdo lloji. Kjo filozofi e jetës gjendet në disa pjesë të Azisë.

Një shtet tjetër ku bakshishi është pothuajse tabu është Kina. Është e vërtetë që gjiganti aziatik ka një mënyrë jetese që ndikohet gjithnjë e më shumë nga hapja e tij drejt Perëndimit dhe se shumë nga zakonet tona kanë filluar të adoptohen nga popullsia e tij, por zakoni i bakshishit nuk shihet me sy të mirë. Për shumë vendas, kjo shihet si një akt superioriteti nga ana e personit që jep paratë, gjë që e vendos personin që i merr ato në një klasë më të ulët.

Diçka e ngjashme ndodh në Danimarkë. Normalisht, fatura e restorantit në këtë vend skandinav përfshin bakshishin në shumën përfundimtare, ndaj do të ishte e panevojshme që klientët të ofronin diçka më shumë. Për më tepër, ky vend, si pjesa tjetër e rajonit nordik, në përgjithësi ka paga mjaft të larta në sektorin e turizmit, kështu që punëtorët nuk duhet të varen nga bujaria e klientit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gërvalla udhëton drejt Kanadasë, do të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar...

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...

Dodik lëshon një deklaratë pa asnjë dëshmi: U planifikua likuidimi im dhe i Vuçiqit

Presidenti i RS Milorad Dodik është lëshuar në aventura...

Gërvalla udhëton drejt Kanadasë, do të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të...

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale. Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7. “Kam ardhur për zbardhjen...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, i tha RTV21 se si komision kanë marrë raporte...