Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rrëfimi i britaniko-palestinezes që ka ngecur në Gazë

Rrëfimi i britaniko-palestinezes që ka ngecur në Gazë

Një vajzë britanike që ka ngecur në Gazë ka thënë se po frikësohet se mund të vritet nga sulmet ajrore izraelite, duke theksuar se me të zgjuar nga gjumi pa se bombat kishin vrarë shumë njerëz.

Vajza me pasaportë britanike theksoi se me të arritur në Gazë për t’u “argëtuar dhe vizituar familjen”, pranoi se po frikësohet se më nuk do të mund të shkojë në shtëpinë e saj.

E ky reagim i saj vjen pasi qeveria britanike u zotuar për evakuimin e qytetarëve britanikë nga Rripi i Gazës, që është nën sulmet të vazhdueshme ajrore nga ushtria izraelite, që tashmë ka filluar ofensivën edhe nga toka.

Dy fluturimet tashmë janë anuluar, ku që të dy këta aeroplanë ishin planifikuar të aterrojnë në Qipro gjatë të shtunës, kurse qeveria tani u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë të “jenë të gatshëm” në rast të kalimit të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se 2.329 palestinezë janë vrarë nga fillimi i luftimeve, kur militantët e Hamasit kryen sulmin mbi qytetet izraelit, ku si pasojë humbën jetën mbi 1.300 izraelitë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress